Sipas Eurostat, Bullgaria është e para në BE për sa i përket rritjes së prodhimit industrial me 20.2për qind. “Kjo u bë e mundur për shkak të ndërprerjes së vjedhjeve, përfundimit të prapaskenave dhe zhvatjeve të kompanive”, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë Kornelija Ninova. Ajo raportoi se ka pasur një rritje historike të eksportit prej 38.8 për qind.
Sipas ekspertëve, rritja është kryesisht për shkak të eksportit rekord të produkteve ushtarake në Ukrainë, bënë të digur BGNES. Instituti Kombëtar i Statistikave komentoi se ky është një rezultat i pritshëm i inflacionit. Në maj 2022, totali i eksporteve bullgare u rrit në bazë vjetore me 60.7 për qind në 4,2 miliardë euro, ndërsa importet totale u rritën me 49.3 për qind në 4,6 miliardë euro.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..