Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon dialogun për formimin e qeverisë – thuhet në një koment të veçantë për BNR lidhur me situatën politike në Bullgari. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “formimi i një qeverie është padyshim një çështje e brendshme politike, por ne jemi gjithmonë në favor të dialogut”. Ai vuri në dukje se “në muajt e ardhshëm, Bullgaria do të duhet të vazhdojë të përballet me një numër sfidash që po bëhen më të mëdha për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë”.
Zëdhënësi i departamentit diplomatik amerikan renditi fushat që janë gjithashtu në qendër të vëmendjes së Uashingtonit: kuadrin legjislativ për Planin e BE-së për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, planet për t’u anëtarësuar në Eurozonë, modernizimin e forcave të armatosura, sigurinë energjetike dhe forcimin e mëtejshëm të superioritetit të ligjit në Bullgari.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..