Bullgaria renditet e para në Bashkimin Evropian për sa i përket përqindjes së njerëzve që besojnë se janë të ekspozuar ndaj dezinformacionit dhe lajmeve të rreme, sipas një sondazhi të Eurobarometrit të porositur nga Parlamenti Evropian. 55 për qind e bashkatdhetarëve tanë deklarojnë se kjo u ndodh “shpesh” ose “shumë shpesh”. Sipas sondazhit, 44 për qind e bullgarëve u besojnë më shumë mediave publike. Pasuar nga rrjetet sociale me 25 për qind, platformat e tjera online (blog dhe podcast) me 23 për qind, televizionet private dhe radiot me 21 për qind. Televizioni rezulton se është burimi më i preferuar i lajmeve për 86 për qind të të anketuarve, i ndjekur nga platformat e lajmeve në internet, platformat dhe bloget e mediave sociale, radioja dhe shtypi.
Programi i ndihmës humanitare për personat e zhvendosur nga Ukraina u zgjat me një muaj, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjatë kësaj kohe, ndihma humanitare do të vazhdojë të ofrohet për qytetarët ukrainas në nevojë në kushte të diferencuara..
“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..