Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një platformë online ndihmon njerëzit me probleme në të dëgjuarin

Foto: Pixabay

Më se 200 janë gjuhët e shenjave të cilat shfrytëzohen nëpër botë nga 70 milion veta. Tek ne numri i personave me shkalla të ndryshme të humbjes së të dëgjuarit janë përafërsisht 120 mijë. Si pjesë e shoqërisë sonë edhe ata duhet të kenë qasje të barabartë si në informacion ashtu edhe në mundësi për realizim dhe zhvillim në fusha të ndryshme. Që nga fillimi i pandemisë, sigurimi i informacionit për atë që po ndodh në vendin tonë është e garantuar me përkthimin me shenje të lajmeve në televizionin kombëtar. Megjithëqë ky është një hap i madh përpara drejt përfshirjes, ai nuk është i mjaftueshëm që ky komunitet të ndihet pjesë e plotë e shoqërisë. Këtu vjen në ndihmë një platformë e re online, e cila është ende në zhvillimin e sipër. Ajo do të ndihmojë njerëzit me dëmtim të dëgjimit që duan të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme. “Duam të përfshijmë kompani të ndryshme në këtë ide, përfaqësuesit e të cilave të përgatisin trajnime të shkurtra dhe takime për një numër të caktuar njerëzish”, tha për Radio Bullgarinë Zllatina Petrova, menaxhere e studios së dizajnit, krijuese e platformës. Sipas saj komunikimi do të realizohet nëpërmjet një video chat, i cili do të përfshijë përkthimin e shenjave. Nuk dihet ende se sa përqindje e përkthyesve të shenjave në vendin tonë do të kushtonin përpjekje dhe një pjesë të kohës së tyre për një projekt të tillë:

“Këtu është vendi të them, se dëshirojmë të tërheqim përkthyes të shenjave, të cilët zotërojnë anglishten, në mënyrë që të komunikojmë me ekspertë dhe të rinj që janë jashtë atdheut tonë dhe nuk e njohin gjuhën bullgare të shenjave.”

Zllatina Petrova

Bisedimet për bashkëpunimin kanë për t’u zhvilluar, dhe shpresa është që vetë ideja dhe zhvillimi i platformës do t’i bëjnë përkthyesit t’i përgjigjen ftesës për të punuar së bashku. Sa i përket programimit, krijuesit e platformës shpresojnë ta kenë atë në funksion brenda këtij viti. Ata janë të hapur për bisedë me këdo që dëshiron të mbështesë këtë proces dhe financimi i tij kryhet tërësisht me fondet e kompanisë. Popullarizimi i shembujve të mirë dhe arritjeve të njerëzve me probleme në të dëgjuarin tek ne, gjithashtu është një mundësi dhe arsye e mirë për të nxitur një debat për vështirësitë të cilët ata njerëz hasin dhe kapërcejnë çdo ditë.

“Historia e Boris Bëndev është shembulli i mirë, të cilin mund të jap – thekson Zllatina. – Duhet të ketë shembuj të ngjashëm në të gjitha sferat. Do të ishte mirë të shikojmë gjithnjë e më shumë të rinj të cilët janë aq aktiv, krijues dhe pavarësisht mungesën e një shqise të caktuar ata arrijnë ta kompensojnë atë dhe të mos jenë “më pak” njerëz se të tjerët.”

Boris Bëndev

Me historikun e jetës së tij, të cilën arriti të tregojë në gjuhën e shenjave, Boris Bëndev i siguroi vetes një vend në finalen e një transmetimi televiziv vitin e kaluar. Si një fëmijë dëgjues i prindërve që nuk dëgjojnë, ai e mësoi gjuhën e shenjave që në moshë të vogël dhe sot është një nga drejtuesit e një kompanie që synon të zhvillojë trajnime për gjuhën e shenjave në biznese të fushave të ndryshme, si dhe gjuhën e shenjave për emisione televizive dhe video reklamuese.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, arkiv personal, Facebook/ Boris Bëndev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD