Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria po heton nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me aksidentin e rëndë në kryeqytet

Ministria е Punëve të Brendshme
Foto: BGNES

Prokuroria e Qytetit të Sofjes po heton nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për aksidentin e shkaktuar nga Georgi Semerxhiev, në të cilin me xhipin e tij ai vrau dy vajza të reja në kryeqytet. Pas analizimit të materialeve të katastrofës, prokurori mbikëqyrës gjeti prova për shkelje të mundshme të detyrave zyrtare, përfshirë edhe patronazhin e të akuzuarit. Do të kontrollohet nëse nëpunësit me uniforma e kanë shfrytëzuar punën e tyre në MPB për të marrë përfitime për veten apo për të tjerët, si dhe nëse kanë heshtur për shkelje të tjera të supozuara apo krime të kryera nga Georgi Semerxhiev. Në bazë të provave të mbledhura do të vlerësohet nëse ndaj tyre duhet të ketë procedurë paraprake.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD

Sofja rekomandohet si destinacioni më i mirë evropian për turizmin pranveror

Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..

botuar më 25-04-22 10.25.PD

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD