Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Protestat në Republikën e Maqedonisë Veriore tregojnë se çfarë i thoshte Bullgaria BE-së


Në Shkup nuk po ndalen protestat, të shoqëruara me përleshje dhe lëndime, kundër propozim-kornizës franceze për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Aksionet mbështeten nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe formacioni pro rus "Levica".Qeveria e shqyrtoi propozimin në një seancë të mbyllur dhe e dërgoi në parlament.I pyetur nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do t'i miratojnë kërkesat e Macronit, lideri i formacionit Hristijan Mickoski deklaroi se "në këtë përbërje të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit nuk ka tradhtarë të tillë". Sipas zëvendëskryeministrit Artan Grubi, pas trazirave në Shkup qëndrojnë veprimet e agjentëve të huaj dhe të “krahut të gjatë” të Rusisë. Propozimi francez synon t'u japë fund mosmarrëveshjeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të hapë rrugën për negociatat e Shkupit me Bashkimin Evropian. Në kornizë thuhet se pajtueshmëria me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 është pjesë e angazhimeve të anëtarësimit. Shkupi gjithashtu duhet të garantojë përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase " aty ku përmenden popujt e tjerë dhe në baza të barabarta me këta popuj" dhe asgjë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut nuk mund të interpretohet si një njohje nga pala bullgare, se atje ekziston “gjuha maqedonase”, thuhet gjithashtu në propozim.

Kroacia mund të kalojë përpara Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen


Kroacia i plotëson të gjitha kushtet për hyrje në Shengen dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta ndihmuar atë të anëtarësohet vitin e ardhshëm, tha kryeministri çek Petr Fiala pas një takimi me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç. Nga 1 korriku, Republika Çeke mori presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit.Sipas Fialës, kandidatura e Kroacisë ka mbështetje të fortë në bllokun 27 anëtarësh për udhëtim të lirë, por sa u përket Bullgarisë dhe Rumanisë, disa anëtarë të Bashkimit Evropian kanë rezerva, raportoi BGNES. Plenkoviç tha se, vendi i tij ka marrë një raport të Komisionit Evropian lidhur me përparimin e tij në bashkimin me Shengenin, i cili "thotë se Kroacia ka bërë atë që pritej prej saj në të tetë fushat". Bullgaria dhe Rumania janë anëtarë të Bashkimit Evropian që nga viti 2007, kurse Kroacia - që nga viti 2013.

Një Inflacion rekord vjetor për muajin qershor në Turqi


Inflacioni vjetor në Turqi arriti në 78.62% në qershor, njoftoi Instituti i Statistikave i Turqisë.Sipas gazetës “Karar”, ky është niveli më i lartë i inflacionit në Turqi që nga viti 1998. Rritja më e lartë e çmimeve është në transport - 123,37%, dhe tek ushqimet dhe pijet joalkoolike - 93,93%. Kritikët fajësojnë politikën ekonomike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan për problemet e Turqisë, thekson botimi. Situata në Turqi u ndërlikua edhe më tej nga lufta në Ukrainë, e cila çoi në një rritje të çmimeve të gazit, naftës dhe grurit. Sipas disa ekonomistëve, shifrat e Institutit të Statistikave janë subjekt i presionit politik. Sipas grupit për studimin e inflacionit, të krijuar nga ekonomistë të pavarur, niveli real  i inflacionit vjetor në Turqi për muajin qershor është 175,55%.

Rusia është investitori me i madh në Malin e Zi


Rusia është investitori më i madh në Mal të Zi për katër muajt e parë të vitit, me 41.6 milionë euro investime direkte, nga të cilat 20 milionë euro janë investuar në pasuri të paluajtshme, transmeton Agjencia Telegrafike Bullgare. Në vendin e dytë dhe të tretë për nga investimet janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Ukrainasit kanë harxhuar për prona të paluajtshme në Mal të Zi 4,6 milionë euro, një rritje shënojnë dhe investimet nga Gjermania. Nga data 1 shkurt deri më 9 qershor 2022, shtetas rus kanë themeluar 1100 firma në Malin e Zi, kryesit në IT sektorin. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi, gjatë së njëjtës periudhë investimet e huaja në vend janë përgjithësisht 306,4 milionë euro, që është me 68,4 milionë më shumë kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2021.

Lidhja e gazit Greqi-Bullgari është jashtëzakonisht e rëndësishme për Evropën


Greqia do të bëhet një qendër për ruajtjen dhe transmetimin e gazit natyror, i cili do të plotësojë jo vetëm nevojat kombëtare, por edhe ato të vendeve të rajonit, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis në një konferencë për shtypin me homologun e tij rumun Nikolae Çuka, njoftoi agjencia AGERPRES. Çuka ndodhet për vizitë në Greqi për vënien në eksploatim të  lidhjes ndër sistemore të gazit Greqi-Bullgari.Kryeministri rumun deklaroi se, kjo lidhje me gaz është jashtëzakonisht e rëndësishme për "të gjithë rrjetin e transmetimit të gazit në Evropë. Ajo do të lidhë rrjetin që kalon përmes Anadollit dhe Adriatikut, do të sigurojë furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Rumaninë, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, Reuters, ee24.com

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD