Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë ka parti që janë të gatshme të marrin një mandat të ri për të formuar qeverinë

Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Pritjet janë që mandati i parë i "Po e vazhdojmë ndryshimin" për formimin e qeverisë së re në parlamentin aktual të mos përmbushet, tha bashkëkryetari i koalicionit "Bullgaria Demokratike" Atanas Atanasov.

"Bullgaria Demokratike" është e gatshme të përpiqet të formojë një qeveri, tha bashkëkryetari Hristo Ivanov. Atanasov i bëri thirrje presidentit që të zhvillojë me kujdes konsultimet e reja "për të zbuluar se cila forcë politike është në gjendje të gjejë një shumicë për të formuar një qeveri përmes dialogut".

Edhe partia “Ka një popull të tillë” është e gatshme të marrë mandat për formimin e kabinetit, por me kusht që kryeministri dhe zëvendëskryeministri i dorëhequr Kiril Petkov dhe Asen Vasilev të mos jenë ministra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..

botuar më 24-10-30 7.53.MD

Parashikimi i motit për 31 tetorin 2024

Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-10-30 7.35.MD
Hidrocentrali elektrik

Shteti do të garantojë një hua prej 79 milionë eurosh për riparimin e hidrocentralit elektrik “Çaira”

Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...

botuar më 24-10-30 3.36.MD