Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pacientët e regjistruar me Covid ranë nën 27 000

Foto: EPA/BGNES

643 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 223 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 59.7 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 16 për qind e 3997 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 16.67 për qind të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët regjistruar aktiv ranë me 12 398 persona në 26 574. Në spitale u shtruan 68 të infektuar. 48 prej tyre ose 70.59 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar kundër Covid-19. Të shtruarit u rritën me 8 në 425. Në terapi intensive janë 35 të infektuar.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 vdekje me Covid të konfirmuar. Të dy nuk ishin të imunizuar. U shëruan 13 039 veta.

Të mërkurën u bënë 2269 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD