Parametrat e programit të projekt-kabinetit të Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” u bënë të qarta. Ai përmban mbi 40 projektligje që duhet të miratohen në 6 muajt e ardhshëm. “Në mënyrë reale, një pjesë e madhe e tyre duhet të miratohen në 4 muajt e ardhshëm, nëse duam që Bullgaria të vazhdojë me ritmin me të cilin jemi aktualisht dhe të absorbohen miliarda euro që duhet të hyjnë në ekonominë bullgare”, tha Kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov. Ndër detyrat urgjente janë reformat strukturore të parashikuara tashmë në marrëveshjen e koalicionit, Ligji për Komisionin për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme dhe emërimi i Bojko Rashkov. “Bullgaria Demokratike” e cilësoi programin si të mirë dhe të fokusuar. BSP ka disa kundërshtime, prandaj vazhduan negociatat me “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Asen Vasilev tha se deri më tani nuk u diskutua për pozitat ministrore në qeverinë e re, këto bisedime pritet të zhvillohen të enjten më 7 korrik.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..