Rusia ende nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet saktësisht dëbimit të 70 diplomatëve dhe punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Bullgari. Kështu ka thënë për BNR Zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të rusisë, Aleksej Zajcev. Pyetjes se kur Rusia do të shpallë masat përgjegjëse dhe nëse ato përfshijnë mbylljen e Ambasadës ruse në Sofje, Zaitsev iu përgjigj: “Nuk mund t’ju jap më shumë detaje tani. Masat përgjegjëse po diskutohen.”
Ndërkaq, Ministrja e Jashtme në dorëheqje Teodora Gençovska rikonfirmoi para gazetarëve se në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk është dorëzuar raport nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për dëbimin e diplomatëve rusë, por janë dorëzuar vetëm listat me emrat e diplomatëve dhe punonjësve të ambasadës.
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..