Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Nëse do të ketë negociata për formimin e një qeverie të re, kjo do të vendoset nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Parlamentarizmi kërkon që kryetari të jetë nga GERB dhe ne nuk do të bëjmë kompromis, tha në një konferencë shtypi lideri i GERB-it..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit,..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..