Jeta e saj është si një film...ose si një version i filmit “Ha, lutu dhe dashuro”, por në variantin bullgar. Kurse mësimi është - beso në veten tënde dhe përqafo lirinë, sepse fati i do trimat. “Mbase ajo të cilën e mësova gjatë të gjitha këtyre viteve është se, njeriu duhet të thotë PO për të gjitha gjërat që i sjellë jeta” - thotë Elena Krapçeva - udhëtare, aventuriere, vlogere, financiere, regjisore, ëndërruese.. .Për të gjitha përjetimet e saj ajo tregon në kanalet e saj në You Tube në gjuhët bullgare dhe angleze me kuadro fantastike nga cepat më të mahnitshëm të planetit.
Përpara Radio Bullgarisë Elena rendit kujtimet më mbresëlënëse nga shtegtimet e veta nëpër botë:
“Në Sri Lanka u gjenda në shoqërinë e djalit të Ministrit të Brendshëm gjatë problemeve me Tigrat Tamil. Ne u gjendëm në disa makina të blinduara dhe kështu e njoha vendin nga një këndvështrim tjetër. Unë jetova në Tajlandë, në një tempull me murgj, ku studioja mënyrën e jetesës monastire. Në Argjentinë vallëzova tango në një prej klubeve më interesante, ku u njoha nga afër me shkrimtarët, poetët dhe këngëtarët e tyre të shkëlqyer. “
Jeta e Elenës është plot peripeci. Ajo lind në Sofje, por rritet në Francë, ku studion Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, por diplomohet në Australi. Pas kësaj, fati papritmas e drejton në fushën e financave dhe transferohet në Singapor. Në një moment të caktuar krijon dhe firmë të vet në Shtetet e Bashkuara, lidhur me financat, e cila ....falimenton. Një kthesë tjetër ndodh në bordin e një anijeje për në … Antarktidë:
Shikoni një video të Elena Krapçevës nga vargu kushtuar Antarktidës:
“U nisa për në Antarktidë fare rastësisht, në momentin e fundit. Kërkonin një grua nga një organizatë, në të cilën unë isha në bordin e drejtorëve - thotë Elena. - Dhe 14 ditë ne vrapuam nëpër shkretëtirën e akullt deri në fund të botës. Në anije takova Majk, shokun tim i cili është amerikan. Doli se, dashurinë e jetës sime e gjeta në fund të Antarktidës. U njohëm, u pëlqyem. Tani jemi vendosur në Sofje, në lagjen “Ljulin” dhe Majkut i pëlqen shumë”, tregon Elena.
Gjatë vitit 2020 Elena dhe Majk nisen për në Tajlandë. Por, i arrin pandemia! Të dy mbeten të bllokuar aty për një vit e gjysmë.
“Që të gjitha hotelet punonin me zbritje 70-80% ulje, ne ishim vetëm kudo, ishim turistët e vetëm, madje dhe na fotografonin. Pamë rreth mbi 25 ishuj tajlandez, në të cilat jetuam nga një muaj të tërë. Dhe e pamë vendin si asnjëherë përpara kësaj”.
Pikërisht kështu lind ideja të krijojë filmin dokumentar prej 91 minutave “Strehë në Tajlandë - të ngecur në parajsë”. Premiera në kinemanë “Ljumier” në Sofje u prit me një interes të madh nga publiku bullgar. “Gjithmonë ka rëndësi se ku janë rrënjët e tua”, thotë Elena dhe shton:
“Kam qenë në më shumë se 100 vende nëpër botë dhe gjithmonë krahasoj sesi është jashtë dhe këtu. Bullgaria ka një natyrë të shkëlqyer. Ne kemi det, male, lumenj dhe liqene. Kemi njerëz të shkëlqyer dhe shumë inteligjent. Të mos flasim për potencialin, të cilin ne mjerisht nuk e përdorim. Sepse Bullgaria ka se çfarë t’i japë botës, por nuk e bëjmë. Dhe duhet që gjërat të ndryshojnë” – bën konkluzionin e saj Elena Krapçeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..