Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të Lockheed Martin

Foto: president.bg

Në një takim në Sofje me përfaqësuesit e kompanisë amerikane Lockheed Martin, Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për vendime që nuk do të lejojnë që Bullgarinë të humbasë aftësitë e saj mbrojtëse pas skadimit të resurseve të fluturimit të avionëve luftarakë MiG-29, duke pasur parasysh vonesën e dorëzimit të gjuajtësve të blerë nga vendi ynë F-16 Block 70.

Lockheed Martin siguroi se kompania po punon fort për të rivendosur linjën e prodhimit pas vështirësive të shkaktuara nga pandemia. Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur Forcat Ajrore Bullgare me ekspertizë në ndërtimin e pajisjeve të nevojshme tokësore dhe mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16.

I pari nga 8 avionët luftarakë F-16 të paguar nga Bullgaria do të dorëzohej në vitin 2023, por në fillim të vitit kompania njoftoi se për shkak të pandemisë Covid-19, dorëzimi do të vonohej me të paktën dy vjet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD