183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 13.5 për qind e 1353 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18.88 për qind të këtij treguesi të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 168 në 59 982. Në spitale u shtruan 7 të infektuar. 5 prej tyre ose 71.43 për qind nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 3 në 366. Në terapi intensive janë 27 të infektuar.
Për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. U shëruan 15 veta.
Të dielën u bënë 13 vaksina.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë u rrit në 17.3 milionë në qershor. Kjo është 15 për qind më shumë se në maj, raportoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vdekshmëria vazhdon të bjerë. Në qershor, rreth 40 800 njerëz vdiqën në botë, që është 1/3 më pak se në maj.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..