Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Jashtme kërkon që Ambasada Ruse të tërheqë notën e saj

| rinovuar më 22-07-01 7.16.MD
MPJ
Foto: BGNES

Sot, më 1 korrik 2022, para mesditës, me insistimin e palës ruse, në Ministrinë tonë të Jashtme u mbajt një takim mes Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse Eleonora Mitrofanova. Ministrja Gençovska prezantoi qëndrimin bullgar, me kërkesën që pala ruse të tërheqë notën verbale nga 30 qershori 2022. Për takimin do të njoftohen me shkresë zyrtare Kryeministri në detyrë, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit Popullor dhe Administrata e Presidentit.

Zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitri Peskov, tha se çështja e mbylljes së mundshme të Ambasadës ruse do të shqyrtohet nga Moska dhe, nëse është e nevojshme, do t'i raportohet Presidentit Vladimir Putin. Komenti ka të bëjë me notën e Ambasadores ruse Mitrofanova në Bullgari dhe deklaratën e saj se do të propozojë mbylljen e Ambasadës ruse në Bullgari, për shkak të refuzimit të Kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov për të anuluar vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë. Sipas fjalëve të Ambasadores ruse, mbyllja e misionit diplomatik rus do të çojë në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e misionit bullgar në Moskë.

Petkov u kërkoi autoriteteve ruse të mos e përmbushin kërkesën e Mitrofanovës, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ propozoi që Kuvendi Popullor të detyrojë Kryeministrin të pezullojë përkohësisht vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë dhe qeveria ta rivendosë dialogun me Rusinë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD