Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e panjohur e bullgarëve në Tavria

Jeta dhe fati i bullgarëve që janë shpërngulur në Tavria, të cilët numërojnë afro 40 000 njerëz, të vendosur në territorin e Ukrainës së sotme dhe në Gadishullin e Krimesë, rrallë janë objekt studimi, polemikash dhe diskutimi. Mungesa e publicitetit të mjaftueshëm për këtë temë çon në keqkuptimin se bullgarët besarabë dhe ata nga Tavria janë një diasporë. Në fakt numri i bullgarëve nga Tavria është shumë më i vogël se ai i bashkatdhetarëve tanë në Besarabia. Procesi i emigrimit të tyre filloi gjatë luftërave ruso-turke nga viti 1769 deri në vitin 1878 dhe vazhdoi pas 9 shtatorit 1944.

Në veprën e tij "Çmimi i kulturës bullgare në Tavria", dr. Vlladimir Kallojanov u përgjigjet një sërë pyetjeve të lidhura me zhvillimin demografik, ekonomik dhe social të këtij komuniteti më të vogël bullgar. Objekti i kërkimeve të tij është një periudhë konkrete 30-vjeçare në fillim të shekullit të njëzetë:

Dr. Vlladimir Kallojanov

“E prek periudhën nga viti 1917 deri në vitin 1945, sepse nga viti 1917 Perandoria Ruse po fillon përpjekjet e saj për të na asimiluar - shpjegoi Kallojanov në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Me këtë libër përpiqem të tregoj se si të mos gabojmë. Qëllimi im është që libri të arrijë në shkolla. Kjo histori duhet të shërbejë si një mësim se si të mbijetojnë bullgarët dhe kultura bullgare jashtë vendit. Për shkak të këtij libri, nuk mund të udhëtoj më në Ukrainë, pasi rrezikoj të më arrestojnë rusët në rrugën për në qytetin tim të lindjes, Melitopol, por megjithatë nuk pendohem.”

Kryetari i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Docent Mihaill Gruev, vuri në dukje disa nga meritat e padiskutueshme të kësaj vepre, e cila mbushi një periudhë të rëndësishme në fushën e historisë.

Doc. Mihaill Gruev

“Kërkimet e Vlladimir Kallojanovit janë të një zhanri kompleks. Ato bashkojnë historinë, demografinë, etnografinë, por edhe fatet personale të njerëzve. Jam përpjekur t’i krahasoj me studime të autorëve të tjerë që janë marrë me këtë temë dhe më duhet të pranoj se vepra e zotit Kallojanov ka një sërë kontributesh që lidhen me datimet më të hershme të shpërnguljeve bullgarе në Vllahi dhe Rusi, që kanë ndodhur në fund të Luftës Ruso-Turke / 1769-1774 /. Kontributi i studimeve të Vlladimir Kallojanovit është se ai hedh dritë të re mbi historinë e Holodomorit (uria masive nëUkrainën sovjetike). Sipas tij, bëhet fjalë për humbjen e 7 deri në 10 milionë njerëzve të popullsisë së Ukrainës, të cilët vdiqën në periudhën 1921-23 dhe 1932-33.”

Një monument për viktimat e Holodomorit pranë fshatit Tjaginka (midis Odesës dhe Tavrias) dhe për bullgarët - viktima të represioneve në fshatin Kolarovka (Tavria, Ukrainë).

Prej gati 30 vitesh në Bullgari ekziston Shoqata për Marrëdhëniet me Bullgarët besarabë dhe tavrianë “Atdhedashësi” (“Rodoljubec”), qëllimi i së cilës është ta bëjë këtë komunitet më të dukshëm në vendin tonë.

"Gjatë të gjitha këtyre viteve, shoqata jonë ka punuar dhe po vazhdon të punojë për të ndërtuar dhe ruajtur lidhjet kulturore me bullgarët në Besarabia dhe Tavria - shpjegon bashkëkryetari i shoqatës "Atdhedashësi" Galin Georgiev. - Aktiviteti ynë është i kufizuar në disa pika kryesore. Para së gjithash, kjo është dita e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e festojmë më 29 tetor”.

Galin Georgiev

Ndër sukseset e arritura nga “Atdhedashësi”, Galin Georgiev vuri në dukje zgjidhjen e një problemi serioz që është lidhur me Dekretin 103 të Këshillit të Ministrave, i cili lejon që qytetarët nga Ukraina, Moldavia dhe vende të tjera të studiojnë në universitetet bullgare.

“Kishte shumë probleme me këtë dekret një vit më parë. Kështu ndodhi që ata që tashmë kishin nënshtetësi bullgare u përjashtuan nga kandidatët që mund të përfitonin nga kjo mundësi. Shoqata jonë zhvilloi një sërë takimesh në Komisionin për Bullgarët Jashtë Shtetit në Kuvendin Popullor, si dhe me Nënpresidenten Ilijana Jotova. Këmbënguljet tona arritën sukses dhe problemi tashmë është zgjidhur”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv personal, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD