Vepra të krijuesve të afirmuar nga shekulli i XX do të kënaqin banorët dhe miqtë e qytetit Plovdiv. Ato prezantohen në hapësirën kulturore Galeri “2019”, e cila u hap në vitin kur qyteti ishte Kryeqytet Evropian i Kulturës.
Deri më 28 korrik aty mund të shihen veprat e 17 piktorëve të njohur bullgarë. Ndër to janë tablotë e artistëve Alcek Mishev, Vezhdi Rashidov, Ivan Kirkov, Çavdar Petrov, Kalina Taseva etj.
“Me kushtin se këta janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që meritojnë të përfshihen, unë i zgjodha autorët për shkak të guximit të tyre për të qenë të lirë, për të mbrojtur veten dhe idetë e tyre dhe për të qenë sa më të ndershëm në art”, tha në një intervistë me BNR-Plovdiv kuratorja e ekspozitës Vanja Tringova.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Gallery of Fine Arts - Plovdiv
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...