Institucioni presidencial nuk ka marrë një raport nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kombëtare për dëbimin e 70 diplomatëve dhe zyrtarëve rusë, tha presidenti Rumen Radev në Madrid. Sipas tij, në takimin e mbajtur më 9 qershor të këtij viti. Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave nuk e ka përfshirë këtë temë në rendin e ditës të shpallur paraprakisht - ajo është ngritur për diskutim, por nuk është marrë asnjë vendim për të.
“Siç duket vendimet e qeverisë merren sipas ndonjë mekanizmi paralel, larg rrugës institucionale”, komentoi kreu i shtetit. Sipas tij, pasojat e dëbimit të diplomatëve rusë mund të jenë shumë të rënda, veçanërisht për misionin tonë diplomatik në Moskë.
Rumen Radev po ashtu tha se nuk është e përshtatshme që zgjedhjet eventuale të parakohshme të zhvillohen para datës 15 shtator të këtij viti. Është me rëndësi të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe elektorale.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..