Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duan të rinovojnë procesin lidhur me ndërrimin e emrave të myslimanëve bullgarë

Foto: BGNES

Familjarët e viktimave të ndërrimit të detyrueshëm të emrave të myslimanëve bullgarë gjatë komunizmit protestuan para Pallatit të Gjykatës në Sofje kundër mungesës së drejtësisë. Ata janë të pakënaqur që pas 31 vitesh vonesë, në vitin 2022 pushoi çështja për ndryshimin e detyruar të emrave, e ngritur nga prokuroria në vitin 1991.

15 organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë organizatën turke “Për Drejtësi, të Drejta dhe Bashkëpunim Kulturor në Ballkan”, po i kërkojnë kryeprokurorit të rihapë çështjen për të kërkuar përgjegjësi kryesit, jo vetëm drejtuesit e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..

botuar më 25-02-12 5.59.MD

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD