Qeveria bullgare zyrtarisht dha dorëheqje pas votimit të mosbesimit një javë më parë. Motivi i kërkuesit – partisë më të madhe opozitare në Kuvendin Popullor – GERB, është dështim në sferën e financave publike dhe politikës ekonomike.
Edhe pse i ligjshëm, votimi erdhi në një kohë kur rrezikoi shumë reforma në sektorë të ndryshëm. Nga zbatimi i tyre varet edhe marrja e mbi 13 miliardë levave në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, dorëzimi i të cilit për miratim nga Komisioni Evropian gjithashtu vonoi në mënyrë drastike.“Jemi më shumë se një vit prapa për sa i përket reformave me të cilat janë të lidhura fondet që Bullgaria do të marrë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë”, paralajmëroi para bTV ekonomisti Georgi Angellov. Edhe kolegu i tij Petër Ganev e konsideron problem vonesën e pakos së reformave, veçanërisht ato në aspektin financiar. “Kur shtyn zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me marrjen e fondeve evropiane që mund të përdoren në kohë krize, kjo në mënyrë të pashmangshme ndikon në ekonomi”.
Situata e paqëndrueshme politike në Bullgari ndikon negativisht mbi klimën e investimeve, theksojnë analistët. Sipërmarrës të suksesshëm bullgarë gjithashtu nuk i fshehin shqetësimet e tyre që shteti ynë të mos ngecë në zhvillimin e mjedisit të biznesit.
“Për herë të parë gjatë 6-8 muajve të fundit pash një ndryshim të vërtetë. Pash politikanë të cilën nuk silleshin si politikanë. Të cilët vijnë nga një sektor tjetër dhe u përpoqën të bëjnë diçka të mirë”, tha për BNR sipërmarrësi Velizar Veliçkov.
Motive të ngjashme i sollën në shesh edhe Hristo Borisov, pronar i një kompanie bullgare “njëbrirësh”. E themeluar 4 vjet më parë për të ndihmuar bizneset të llogarisin shpenzimet e korporatave, kompania e tij tani vlerësohet në 1 miliard dollarë. Megjithatë, hovi i tyre është pavarësisht, jo falë rregullimeve ligjore në vendin tonë. “Mbi 60 investitorë refuzuan të investonin në një kompani fillestare nga Bullgaria, sepse nuk besonin se ne ishim në gjendje të bënim një biznes të suksesshëm mbi parimet e tregut. 15 ditë para se të falimentonim në vitin 2019, arritëm të tërheqim një nga investitorët më të suksesshëm në Evropë, i cili me mirësjellje na shpjegoi se duhet ta transferonim pronën tonë në Londër, ku respektohen ligjet, përndryshe nuk do të investonin. Na u deshën 8 muaj për të hapur një llogari bankare të kompanisë në Londër, sepse jemi nga Bullgaria. Dhe 550 milionë leva nuk janë investime në sistemin bankar bullgar, sepse këtu bankat falimentojnë dhe askush nuk dënohet”, shkroi sipërmarrësi në rrjetet sociale.
“Pavarësisht se cila parti dhe cila qeveri është në pushtet, ne duam që deputetët të kuptojnë se çfarë do të thotë një ekosistem dhe si krijohen kompani që mund të ndryshojnë trajektoren e shtetit, për sa i përket vlerës së shtuar” - tha biznesmeni në një intervistë për BNR “Horizont”. - Është e rëndësishme që ata të kuptojnë se nivelet e korrupsionit me të cilat lidhet Bullgaria janë një kartëvizitë jashtëzakonisht të keqe për aftësinë tonë për të tërhequr kapital të huaj. Fakti që liria e fjalës dhe e medias është në nivele rekord të ulëta i tremb shumë investitorët. Të gjitha vlerësimet që publikohen nga agjencitë e vlerësimit janë shumë të rëndësishme sepse ato përcaktojnë se çfarë mendojnë investitorët për situatën politike këtu.”
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: pixabay
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..