Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zornica IIlarionova për koncertin e saj me Orkestrën e Filarmonisë të Plevenit nën drejtimin e Jordan Kamxhallovit

Foto: sofiaweeks.com

Orkestra e filarmonisë e Plevenit është sërish e ftuar në skenën e Sofjes, këtë herë me një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e Muzikës të Sofjes” më 29 qershor.Nën shkopin e dirigjentit Jordan Kamxhallov do të tingëllojnë suita “Zhar ptica” /Feniksi/ nga Stravinsky dhe Koncert për violinë dhe orkestër nga Bramsi me soliste Zornica Illarionova:

“Jam shumë e lumtur se për herë të radhës kam mundësinë të ekzekutoj me filarmoninë e qytetit Pleven. Për mua  kjo është një orkestër shumë speciale, me të cilën ekzekutoj qëkurse kam qenë 10 vjeçe. Këto ishin koncertet e mia të para me orkestër.

Gjithmonë është një kënaqësi për mua të ekzekutoj dhe me maestro Kamxhallovin, i cili më ndihmoi shumë në vitet e zhvillimit tim. Dihet se ai ka fondacion për të ndihmuar zhvillimin e talenteve të rinj bullgar, kurse unë qesh mes laureatëve të parë të këtij fondacioni. Gjatë viteve ai vazhdon të më përkrahë për pjesëmarrje në konkurse ndërkombëtare dhe në klasa shumë të rëndësishme të mjeshtërisë.”

Gjatë këtij viti Zornica fitoi çmime të reja, përgatiti programe të reja, incizoi video me interpretime të saj. Del se ka dhe akoma shumë lajme të tjera të mira rreth saj:

“Ditë të numëruara pas koncertit në sallën “Bëllgaria” nisem për në Granada-Spanjë, ku do të zhvilloj një klasë mjeshtërie për violina, në kuadrin e festivalit “Leonel Morales&Friends. Gëzohem shumë se do të mund të punojë me talent të rinj të mrekullueshëm. Aty zhvillohet  dhe edicioni i parë i konkursit ndërkombëtar për violinistë deri në moshën 22 vjeç, kurse unë do të kem nderin të jem në juri. Edhe një lajm tjetër i gëzueshëm erdhi përpara disa ditëve nga konkursi ndërkombëtar dhe festivali Mimas Misic Festival. Fitova çmimin e parë në grupin e profesionalistëve. Më 26 gusht, në kuadrin e festivalit do të kem një koncert në Procida, kryeqyteti kulturor i Italisë  për vitin 2022. Një pjesë nga dekorata janë dhe koncertet në Madrid dhe Napoli, të cilat i pres me një padurim të madh. Po e shfrytëzoj rastin të ftoj publikun e kryeqytetit më 17 korrik në parkun-teatër Kopshti i Borisit. Me simfonietën – Vraca, dirigjent Maksim Eshkenazi, do të prezantojmë koncertin-spektakël Vivaldi përgjithmonë, regjisor është Boris Radev. Por, përpara kësaj është koncerti më 29 qershor, për të cilin jam shumë e entuziazmuar dhe shpresoj që të jetë po kaq i suksesshëm sa ishte në qytetin Pleven.

Besoj se përsëri do të kemi shkak për emocione pozitive dhe një energji të shkëlqyer, kështu qe të mund të gëzojmë publikun, i cili do të vijë që të na dëgjojë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofiaweeks.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Diku atje"... dashuria ekziston

Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..

botuar më 25-02-11 6.20.PD

"Është vonë" – një këngë e frymëzuar nga forca e gruas bullgare për ta mbrojtur dashurinë

Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..

botuar më 25-02-10 6.10.PD

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..

botuar më 25-02-09 8.30.PD