123 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 117 më pak se një ditë më parë. Mbi 68 për qind e personave të sapo infektuar nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 10.8 për qind e 1134 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12,2 për qind të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 22 në 61 323. Në spitale u shtruan 11 të infektuar. 5 prej tyre ose 45.45 për qind nuk janë të vaksinuar kundër Covid. Numri i pacientëve të shtruar u rrit me 2 në 320. Në terapi intensive janë 26 të infektuar.
Për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. U shëruan 101 veta. Të dielën u bënë 13 vaksina.
Javën e fundit të punës në Bullgari nga data 20 deri më 24 qershor u infektuan 1439 persona, ndërsa në krahasim me javën e kaluar rritja është pothuajse dyfishuar me 844 raste të reja. Në këtë periudhë, çdo ditë regjistroheshin mbi 300 persona të infektuar, që është një rikthim në treguesit që para 26 majit. Sipas ekspertëve, është duke u formuar një valë e re e 6-të e Covid-19, e cila tashmë po mbulon Evropën.
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..
Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë,..