Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emmanuel Macron e përgëzoi Parlamentin bullgar për vendimin për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Presidenti Emmanuel Macron
Foto: EPA/BGNES

“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë i jep shtysë dosjes së Shqipërisë”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, puna teknike dhe shkëmbimi i mendimeve me partnerët nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë, për të zyrtarizuar marrëveshjen fjalë për fjalë në ditët në vijim. “Makina është gati të përpunojë gjithçka që do të arrihet. “Ka ende punë për të bërë, është shumë herët për të shpallur “fitore”, por ky përparim është vërtet i konsiderueshëm”, përfundoi Presidenti francez.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD