Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandra Ivanova para pjesëmarrjes së saj në "Javët Muzikore të Sofjes”

Dy premiera në koncertin e pianistes më 26 qershor

Foto: FB/aleksandraivanovaofficial

Nëse shikoni programet e saj të koncerteve, patjetër do t'ju bëjnë përshtypje dy gjëra - premierat e shumta dhe prania e vazhdueshme e veprave të autorëve bashkëkohorë - bullgarë dhe vitet e fundit edhe të huaj. Aleksandra Ivanova tregon se interesimin e saj për shkollën e kompozicionit vendas ajo ia detyron mësuesit të saj të pianos - Profesori Jovço Krushev, i cili i këshillon nxënësit e tij që vazhdimisht të zgjerojnë repertorin e tyre të veprave bullgare. Pianistja e re ka prezantuar dhe po vazhdon të prezantojë vepra nga Nikollaj Badinski (një kompozitor bullgar me famë botërore, i cili prej viteve jeton në Gjermani), Stojan Babekov, Angjell Kotev, Krasimir Taskov e të tjerë. Ajo ka dhe profil të saj interpretimi në You Tube, përmes të cilit interpretimet e saj arrijnë deri tek  autorët modern nga vendet e ndryshme, me të cilët po kështu është në një bashkëpunim.

“Çdo gjë filloi nga Martin Max Schreiner* nga Shtetet e Bashkuara, i cili vendosi të shkruaj posaçërisht për mua pjesën “Fragmente opere pa libret”- tregon pianistja. Premiera botërore ishte në sallën e dhomës “Bëllgaria” gjatë vitit 2020 në koncertin e titulluar “Bota muzikore e Bullgarisë dhe e Amerikës”. Përveç Fragmente opere pa libret” ekzekutova për herë të parë tek ne, akoma dy krijime të tij. Atëherë ishte dhe premiera bullgare e Suitës për violë dhe piano nga Christopher Lowry nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e interpretuam bashkë me Kristian Sugarevin. Kurse vitin e kaluar, në kuadrin e ateliesë ndërkombëtare në kompozicion në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, prezantova “Improvizime për piano” nga autori i ri rumun Vlad Gînța, po kështu një premierë për Bullgarinë”.

Publiku i kryeqytetit do të takohet me Aleksendrën në koncertin më 26 qershor, në sallën e dhomës “Bëllgaria” nga ora 12:00. Përsëri do të ketë dy premiera, ku ngjarja është në kuadrin e festivalit ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes Skenë e muzikantit të ri”. Ja dhe hollësira të tjera:

“Programi është i larmishëm. Aksenti është mbi krijimin e kompozitorit të njohur polak Marian Borkowski “Ndërhyrje romantike”, që do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari - sqaron Aleksandra. Ka dhe një premierë tjetër për vendin tonë - Suitë koncertesh mbi "Bukuroshja e Fjetur" nga Çajkovski, transkriptim i autorit i Mihaill Pletnjov,e cila prezanton një trajtim pak më të ndryshëm të kësaj muzike. Unë punoj si shoqëruese baleti në Operën e Sofjes, e njoh shumë mirë baletin dhe për këtë vendosa të luajë të gjithë suitën. Duhet të them se pjesë të veçanta prej saj janë interpretuar tek ne, por për herë të parë do të tingëllojnë që të gjitha 11 pjesët. Kam përfshirë dhe Preludi dhe Fuga nga "Piano e temperuar mirë" e Johann Sebastian Bach. Mendoj se, do të formohet një program shumë interesant dhe shpresoj që ai të pëlqehet nga publiku”.

*Martin Max Schreiner - "Opera scenes without a Libretto" (dedicated to Aleksandra Ivanova)

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD