Për gati 41 vjet, sateliti i parë bullgar fluturon në orbitën e Tokës. Në atë kohë, "Intercosmos Bulgaria-1300" ishte modeli më i fundit i teknologjisë në anijen kozmike, thonë ekspertët. Ata rikujtojnë se gjithmonë kur krijohen aparate kozmike, bëhen tre ekzemplare. Aktualisht prototipi i satelitit bullgar po restaurohet në qytetin Stara Zagora, duke u vendosur elemente prej paneleve transparente. Pasi të rikthehet në formën e tij origjinale, modeli do të shfaqet për t’u parë. Në mesin e të gjithë instalimit do të ketë pamje të një pjese prej planetit Tokë, që do të ndriçojë në ngjyra reale, thonë restauruesit. Po ju rikujtojmë se sateliti i parë artificial bullgar u lëshua në orbitën hapësinore më 7 gusht 1981. Shkaku është 1300 vjetori nga themelimi i shtetit bullgar.
Aparati Intercosmos studion ndërveprimin mes Diellit dhe Tokës për dy vjet, pastaj ndalon dhënia e të dhënave. Gjatë pranverës së vitit 2016 u bë e qartë se, sateliti është aktiv dhe pritet të vazhdojë të fluturojë akoma 520 vjet.
Bullgaria është shteti i gjashtë në botë i cili ka dërguar kozmonaut të vet në Kozmosin e hapur dhe i treti, i cili ka krijuar ushqime kozmike.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..