Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U mbyll blloku i pestë i centralit atomik “Kozlloduj” pas aktivizimit të mborjtjes emergjente

Blloku i pestë i centralit atomik "Kozlloduj"
Foto: BGNES

Më 22 qershor në orën 6:05 të mëngjesit, njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u mbyll nga sistemi energjetik i vendit për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e ngacmimit të gjeneratorit dhe aktivizimit të mbrojtjes elektrike në pjesën konvencionale, jo bërthamore, bëri të ditur qendra e shtypit e centralit.

Reaktori u mbyll kur u aktivizua mbrojtja emergjente. Të gjitha sistemet e njësisë aktivizohen në përputhje me algoritmet e projektimit. Agjencia Rregullatore Bërthamore është njoftuar menjëherë për rastin. Nuk ka asnjë ndryshim të situatës radioaktive në zonë. Njësia 5 u përfshi në sistemin energjetik të vendit në fund të majit pas riparimeve të planifikuara dhe furnizimit me karburant.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD