Kriza demografike në Bullgari ka nxitur prej kohësh diskutime në shoqëri.Dhe megjithëse çdo qeveri vjen me premtime për të kapërcyer trendin shqetësues, deri tani rezultatet kanë qenë më alarmante dhe sikurse ekziston një ndjenjë pafuqie. Georgi Bërdarov, shkrimtar dhe pedagog universitar, është në mesin e veprimtarëve shoqërorë që me vite janë të angazhuar në gjetjen e zgjidhjes së problemit.Sipas tij, vendi ynë po përballet me dy probleme të mëdha demografike - vdekshmërinë e lartë dhe mungesën akute të popullsisë së re aktive. “Pikërisht në këtë drejtim duhet të bëjmë përpjekjet tona përmes një sistemi masash komplekse”- është kategorik Bërdarov dhe shton:
“Për mua hapi i parë është shumë konkret - kjo është një reformë radikale në sistemin e arsimit. Nëse i demotivojmë të rinjtë në nivel shkollë e mesme dhe shkollë e lartë, atëherë nuk ka kuptim që ata të mbeten në Bullgari dhe nuk ka sesi të rastis që kjo të ngjajë. Dhe kemi një sistem arsimor në të cilin punojnë specialistë të shkëlqyer. Por, filozofia e saj është e lidhur me një epokë të kaluar industriale kombëtare, dhe ajo nuk i është relevante botës moderne. Dhe kjo reformë duhet të fillojë, por jo me ndryshimin e programeve mësimore dhe ndryshime në arsimin e lartë. Këtu bëhet fjalë për ndryshim të filozofisë së sistemit. Dhe menjëherë po jap një shembull konkret: sistemi arsimor finlandez, në sajë të të cilit Finlanda, një nga provincat më të varfra të Rusisë, sot është një vend i begatë dhe përparues.Ky sistem është një rrugë dhe një rrugëdalje nga kriza demografike në vendin tonë”, është kategorik Georgi Bërdarov.
Edhe pse Bullgaria renditet ndër vendet e para në Evropë për nga numri i universiteteve për frymë, vendi ynë është në fund të klasifikimit për nga numri i të diplomuarve në arsimin e lartë. Sipas studimit të fundit të Eurostatit, që përfshin të rinjtë në moshë midis 25 dhe 35 vjeç, bëhet e qartë se, vetëm rreth 33% nga bullgarët kanë vazhduar arsimin e vet në universitet dhe e kanë përfunduar me sukses. Mesatarisht për Evropën diploma kanë mbi 40% prej qytetarëve. Kjo tendencë sipas Bërdarovit i dedikohet demografisë. Thjesht nuk ka mjaft të rinj dhe vendet në universitetet tona janë më shumë sesa ka maturantë. Ai është i bindur se, ndër hapat vendimtarë për rritjen e përqindjes së popullsisë së re aktive në vendin tonë është politika e imigracionit:
“Në radhë të parë, ky është orientimi drejt komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe vetëm më pas, nga vendet e tjera. Ne kemi një diasporë të madhe - edhe diasporën tradicionale edhe ata që u larguan nga vendi pas vitit 89. Nëse është apo jo një utopi, a do të kthehen këta njerëz?Unë vazhdimisht udhëtoj nëpër Evropë me librat që shkruaj dhe shoh një dashuri dhe nostalgji të vërtetë për Bullgarinë dhe një dëshirë që këta njerëz të kthehen nëse shohin kushte të përmirësuara për një jetë normale. Dhe nëse ne punojmë në këtë drejtim kjo është e mundur. Por, premtimet e autoriteteve nuk kryejnë punë, duhet të ketë masa konkrete. Duhet të shikojmë dhe pamjen globale. Evropa Perëndimore dhe Jugore do të mbingarkohen gjithnjë e më shumë nga presionet demografike që vijnë nga Afrika dhe Azia.Në një moment të caktuar, Bullgaria, me këto kushte unike natyrore dhe klimatike dhe me këtë vakum demografik që po shfaqet, do të bëhet një vend tërheqës. Diçka më tepër - unë parashikoj dhe kjo është gjë shumë e guximshme se, pas rreth 20 vjetëve këtu do të vijnë dhe të huaj nga Evropa, të cilët do të duan të jetojnë dhe të punojnë për shkak të kushteve të mira” - thotë zoti Bërdarov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..