Për të tetin vit radhazi, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Jogës.Festa është miratuar në fund të vitit 2014 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me sugjerim të Kryeministrit të Indisë Narendra Modi. Pranohet data 21 qershor - dita e solsticit të verës.Që nga viti 2015, festa festohet në qindra vende, përfshi dhe Bullgarinë.Sivjet ngjarjet tek ne janë në 43 vende të populluara-Sofja, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven e qytete të tjera dhe fshatra më të vogla.
Ngjarja Qendrore do të zhvillohet në Sofje më 19 qershor nga ora 10: 00 në “Inter ekspo centër”. Organizatorët kanë parashikuar një program të pasur me një prani të lirë. Përfaqësues të shkollave të njohura klasike, do të demonstrojnë joga praktika, disa nga të cilat të përcaktuar për evitimin i problemeve të caktuara shëndetësore. Shkencëtarë-praktikues do të mbajnë leksione mbi tema të ndryshme, të cilat prekin thelbin e jogës. Do të ketë po kështu tenda me libra për jogë, ushqim vegjetarian dhe indian, surpriza etj.
Mes lektorëve është edhe Dobrinka Dimitrova, e diplomuar në Akademinë Kombëtare të Sporteve “Vasil Levski” për joga.Leksioni i saj, i bazuar në disertacionin e saj, ka të bëjë me atë se si të ndikohet në pasigurinë personale përmes praktikave të lashta të jogës. Dobrinka mëson fëmijët dhe të rriturit.Ajo është e bindur se një nga mënyrat për të rifituar besimin tonë është të nxjerrim burime nga mençuria e teksteve klasike të jogës që na kanë ardhur që nga kohërat e lashta.
"Unë kam praktikuar hatha jogë klasike për më shumë se 10 vjet," tregon ajo.- Fillova në një periudhë të vështirë për mua - kur u bëra nënë. Çdo grua që e ka kaluar këtë e di se mëmësia është plot me sfida. Pikërish atëherë iu drejtova jogës dhe mendoj se kjo ishte më e mira të cilën unë e bëra për veten time. Pikërisht prandaj zgjodha një temë të tillë për punën time të diplomës - doja shumë që kjo të ishte e lidhur me përvojën time personale, që të mund ta transmetojë në mënyrën më të mirë të gjithëve të cilët ndihen të pasigurt, pavarësisht në cilin moment të jetës së tyre janë. Që të dinë se, kemi instrument me të cilin të luftojmë shumë nga ndjenjat tona.
Joga është e njohur si një sistem për përsosjen e trupit dhe të mendjes, duke integruar në vetvete aspektin fizik, mendor dhe shpirtëror të njeriut, ku në këtë mënyrë mirëmban gjendjen e tij të shëndetit.
Ajo e cila më drejton, është dija - nuk ka asgjë më të vlefshme se çdo një është nxënës në këtë tokë. Duhet ta kërkojmë, ta kuptojmë në çdo një moment nga jeta jonë përmes instrumenteve, të cilat na janë dhënë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pixabay, arkiv personal
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..