Më shumë vende të NATO-s do t'i bashkohen grupit luftarak në Bullgari, tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov pas përfundimit të mbledhjes së NATO-s në Bruksel. Sofja ka një marrëveshje me Italinë për të marrë komandën e grupit të betejës si një shtet kornizë.
“Sot kam biseduar me ministrin italian, procedura po ecën, Parlamenti italian është gati ta shqyrtojë, që do të thotë se deri në verën e këtij viti do të kemi të ashtuquajturën “konferencë për gjenerimin e forcave”, dmth do të ketë shtete shtesë që do t’i bashkohen grupit luftarak. Aktualisht ka interes nga ana e Greqisë, kemi edhe kontingjente amerikane dhe britanike që tashmë janë duke punuar me forcat tona në Novo Sello, ka interes edhe nga vendet e rajonit", tha Zakov.Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..
Të mërkurën me erë mesatare, në Bullgarinë Lindore me erë të fortë nga veri-verilindja do të depërtojë ajër i ftohtë. Do të jetë me vranësira,..