Inflacioni vjetor për muajin maj 2022 krahasuar me majin 2021 është 15.6 për qind, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, të publikuara sot. Inflacioni mujor - maj në krahasim me prillin 2022, është 1.2 për qind. Gjatë muajit, çmimet e shërbimeve të transportit, energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes, si dhe çmimet e ushqimeve u rritën më së shumti - nga 1.5 për qind në 3.2 për qind. Zbritja raportohet vetëm te çmimet e argëtimit dhe kulturës.
Për një muaj çmimi i bukës u rrit me 9.4 për qind, i patateve me 14 për qind, i sheqerit me 5.3 për qind. Çmimet e trangujve u ulën me 25 për qind, të specave me 18 për qind, të perimeve me gjethe me 7.4 për qind.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..