Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kujto të kaluarën, ndërto të ardhmen, ruaj traditën”

Tradita e festës së shopëve në qytetin Elin Pelin po vazhdon

Foto: Facebook /@ObshtinaElinPelin

“Festa e Shopëve” është një ngjarje e famshme, që u afirmua me historinë e saj më shumë se 50-vjeçare në qytetin që mban emrin e shkrimtarit Elin Pelin. Festa që daton nga viti 1970, përbën një triumf të vërtetë të traditës së shopëve – një grup etnografik që popullon trevat e Bullgarisë Perëndimore. Këtë vit, në programin njëjavor të festave që filluan më 13 qershor, secili mund të zbulojë diçka të preferuar prej tij.

Festa është një gamë shumëngjyrëshe e folklorit bullgar dhe ka vendin e saj të ndritshëm dhe të pazëvendësueshëm në kalendarin kulturor të komunës dhe në jetën tonë shoqërore. Ajo u bë një emblemë e qytetit, e cila na detyron të ruajmë, vlerësojmë dhe vazhdojmë traditën e shopëve, dhe kujtesën tonë familjare edhe sot e kësaj dite - thotë Reni Nikollova, Nënkryetare i Komunës Elin Pelin. - Festojnë shopët, por mysafirë janë edhe interpretues nga Bullgaria dhe jashtë saj. Programi është i lidhur me traditën folklorike - këngë, valle, humor nga rajoni i banuar nga shopët i quajtur Shoplluk, Shopsko. Zakonisht fillon në festën e krishterë të Shpirtit të Shenjtë, që sivjet u kremtua më 13 qershor, në zonën e njohur me emrin “Kisha” ku takohen familjet. U përpoqëm që çdo ditë, secili bashkëqytetar të prek, sipas shijeve dhe preferencave të tij, artet e ndryshme. Janë tradicionale si ekspozita e piktorëve, ashtu edhe ekspozita e fotografive me moton “Imazhe nga Shopsko”. Nuk janë të harruara fëmijët e talentuar, të cilët do të prezantohen në dy koncerte, gjithashtu dashamirësit e sportit, gatimit të gjellëve nga rajoni i shopëve. Do të ketë një ekspozitë makinash retro dhe paradë për kafshët shtëpiake. Do të performojë edhe Orkestra Frymore "Stefan Stefanov. Ansambli i Shopëve “Radi Radev” do ta shënojë 55 vjetorin e krijimit më 17 qershor – ditën e hapjes zyrtare të festivalit, me koncertin shfaqje “Rruga nëpër zjarr”.”

Nga zonja Nikollova mësojmë se në “Festën e Shopëve” do të marrin pjesë edhe klubet amatore për valle popullore dhe koret pranë vatrave të kulturës të bashkisë Elin Pelin. Në skenën e festave do të kenë vendin e tyre humoristët vendas. Është i rinisur Konkursi “Mis Festa e Shopëve”.

“Në tre ditë radhazi qyteti do të bëhet një skenë për shfaqjen e artistëve folklorikë nga bashkia dhe nga i gjithë vendi - një gamë shumëngjyrëshe e pasurisë tradicionale kulturore të Bullgarisë, e cila mund të shihet vetëm në një vend - në qytetin Elin Pelin. Shfaqjet kryesore janë ditët e premte, e shtunë, e diel - 17, 18, 19 qershor në Stadiumin “Levski” nga ora 19.30. Ftoj të gjithë dëgjuesit e Radios Kombëtare të vizitojnë qytetin Elin Pelin. Ju mirëpresim të nderuar mysafirë në “Festën e Shopëve ‘22”, e cila këtë vit është nën moton: “Kujto të kaluarën, ndërto të ardhmen, ruaj traditën”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /@ObshtinaElinPelin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD