Grupi parlamentar GERB-SDS i dorëzoi një votë mosbesimi në Parlament qeverisë së Kryeministrit Kirill Petkov. Motivet janë “dështimi i qeverisë në politikën financiare dhe ekonomike”. Kërkesa është firmosur nga të gjithë 59 deputetët e grupit.
Kemi bërë ndryshime edhe në Kodin Zgjedhor për të lejuar votimin me fletëvotime në zgjedhjet e parakohshme, njoftoi kryetarja e grupit Desisllava Atanasova.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” janë kalimtarët në pushtet, komentoi kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë. Përfaqësuesit e opozitës nuk mbështesin dy gjëra – pushtetin dhe buxhetin. Ky është ndryshimi midis pushtetarëve dhe opozitës në versionin klasik, theksoi Karadajë.
Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane” shpallën se do të mbështesin votën e mosbesimit ndaj qeverisë të propozuar nga GERB-SDS. “Nëse vota e mosbesimit kalon, ky do të jetë precedent, pasi deri më tani asnjë votë mosbesimi nuk ka kaluar në Parlamentin bullgar”, tha sociologu Svetlin Taçev për BNR.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..