Partia “Ka një popull të tillë” do të kërkojë që më 15 qershor të mbahet një seancë të mbyllur të parlamentit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje Teodora Gençovska do t’u dorëzojë letra sekrete deputetëve për bisedime të zhvilluara mbi këtë temë, njoftoi kryetari i grupit parlamentar të partisë Toshko Jordanov.
Sofja dhe Shkupi ende nuk kanë arritur një marrëveshje formale – as me shkrim e as me gojë, tha Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani për TV21 të Shkupit.
Këtë javë pritej, që Kryeministri bullgar Kirill Petkov t’u bënte një propozim deputetëve bullgarë për të zgjidhur çështjen me Maqedoninë e Veriut. Propozimi do të ishte mbështetur nga opozita, tha për televizionin maqedonas “Tellma”, Vllado Buçkovski, ish-Kryeministri dhe përfaqësues i vendit për bisedimet me Bullgarinë. Sipas Buçkovskit, dalja e “Ka një popull të tillë” nga qeveria e ka penguar këtë mundësi.
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..
Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..