Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndajnë 1.5 miliardë dollarë në muaj për qeverinë ukrainase në 4-5 muajt e ardhshëm, tha Zëvendës Sekretari i Parë i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Derek Hogan. Në një konferencë në Qendrën “Woodrow Wilson” në Uashington, Hogan tha se Shtetet e Bashkuara ndanë rreth 53.6 miliardë dollarë për Kievin në tre muajt e fundit.
Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me armë, tha Kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin. “Ukraina ka nevojë për armë për t’u mbrojtur. Dhe në këtë fazë veçanërisht kritike, ne po zgjerojmë ndjeshëm mbështetjen tonë”, tha Scholz.
“Scholz dhe qeveria e tij nuk duhet të përpiqen të kërkojnë një ekuilibër në marrëdhëniet Ukrainë-Rusi”, tha Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në një intervistë për televizionin publik ZDF përpara vizitës së pritshme të kancelarit në Kiev.
Në “Telegram” Zelenski tha se beteja për Severodoneck merr viktima “të tmerrshme”. Komanda ukrainase njoftoi se forcat ruse po sulmonin fuqishëm edhe qytetet Sllavjansk dhe Harkov, ku patën njëfarë suksesi. Nga ana tjetër, ushtria ukrainase tregoi një video se ata janë tashmë 10 kilometra nga qyteti Herson.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..