Dhjetëra farëra të reja për plantacione drithëra, bishtajore dhe luledielli ofrohen nga Instituti Bujqësor Dobruxha në qytetin Gjenerall Toshevo edhe në vitin 2022. Materiali mbjellës është një përzgjedhje bullgare dhe është në përputhje me veçoritë klimatike të rajoneve. Sipas Prof. Ivan Kirjakov nga instituti, ndër përparësitë e seleksionimit të grurit në Gjenerall Toshevo është se ai është krijuar në kushtet e Bullgarisë Verilindore dhe mund të përballojë temperaturat e ulëta.
Sipas ekspertëve, problemi është mungesa e politikës shtetërore ndaj përzgjedhjes së farës bullgare.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..