BE-ja do të duhet të bashkëjetojë me Rusinë, pavarësisht mizorive ruse në Ukrainë. Kështu deklaroi Komisioneri i BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilit iu kërkua të komentojë deklaratën e Presidentit francez Emmanuel Macron se “Rusia nuk duhet të poshtërohet”. Në një intervistë me revistën zyrtare të BE-së, Borell tha se një rezultat i pranueshëm për BE-në do të ishte nëse palët në konflikt do të ktheheshin në pozicionet e tyre para pushtimit rus në shkallë të gjerë më 24 shkurt.
“Të gjitha luftërat përfundojnë me një armëpushim dhe negociata. Ukraina duhet të kalojë në këtë fazë nga një pozicion fuqie, në mënyrë që Rusia të mos pushtojë më territoret që ka pushtuar që nga 24 shkurti”, tha diplomati.
Për ditën e kaluar në frontin e luftës prej 1105 kilometrash nuk ka ndryshime të dukshme. Po vazhdojnë luftimet e rënda në Severodoneck, ku forcat ruse kanë epërsi totale në artileri dhe fuqi njerëzore.Në qëndrimin e saj, Lidhja e Gjyqtarëve në Bullgari u shpreh kundër përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vendosur se kush duhet të drejtojë zyrën e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. “Mandati i skaduar i..
Në Ditën e Aviacionit dhe të Forcave Ajrore Bullgare, presidenti Rumen Radev theksoi se dita u errësua nga vdekja e dy pilotëve, për të cilët vazhdojmë të mbajmë zi. “Nuk mund të komentoj hipotezat para se të jenë në dispozicion të gjitha faktet për..
Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..
Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së..
Disa nga kompanitë më të mëdha bullgare me mbi 1000 punonjës kanë marrë ftesa për takime në drejtoritë e policisë në vend. Pronarët dhe drejtorët..