Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE pret që lufta në Ukrainë të përfundojë me një kthim në status quo të 24 shkurtit 2022

Josep Borrell
Foto: ЕPA/BGNES

BE-ja do të duhet të bashkëjetojë me Rusinë, pavarësisht mizorive ruse në Ukrainë. Kështu deklaroi Komisioneri i BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilit iu kërkua të komentojë deklaratën e Presidentit francez Emmanuel Macron se “Rusia nuk duhet të poshtërohet”. Në një intervistë me revistën zyrtare të BE-së, Borell tha se një rezultat i pranueshëm për BE-në do të ishte nëse palët në konflikt do të ktheheshin në pozicionet e tyre para pushtimit rus në shkallë të gjerë më 24 shkurt.

“Të gjitha luftërat përfundojnë me një armëpushim dhe negociata. Ukraina duhet të kalojë në këtë fazë nga një pozicion fuqie, në mënyrë që Rusia të mos pushtojë më territoret që ka pushtuar që nga 24 shkurti”, tha diplomati.

Për ditën e kaluar në frontin e luftës prej 1105 kilometrash nuk ka ndryshime të dukshme. Po vazhdojnë luftimet e rënda në Severodoneck, ku forcat ruse kanë epërsi totale në artileri dhe fuqi njerëzore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD