Deri në 800 000 leva (409 033 euro) mund të marrin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe organizatat kërkimore në vend për krijimin e teknologjive të reja hapësinore, aplikacione dhe programe trajnimi për inxhinierinë hapësinore. Fondet parashikohen në Marrëveshjen e ratifikuar këtë javë midis qeverisë bullgare dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes. Zhvillimet më të mira bullgare do të gjejnë zbatim në veprimtarinë e Agjencisë Hapësinore. Deri më tani, falë anëtarësimit të Bullgarisë në të, u miratuan 37 projekte. Mes tyre është dozimetri i krijuar nga Akademia Bullgare e Shkencave, i cili studion rrezatimin kozmik në Mars.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..