Mundësitë për të rritur investimet në inovacionet dhe teknologjitë e larta ishin në fokus të një takimi në Sofje midis Presidentit Rumen Radev dhe Presidentit të Bankës Evropiane të Investimeve Werner Hoyer. Radev theksoi potencialin që ka Bullgaria në fushën e inovacioneve me specialistët që ka në dispozicion, duke theksuar se në këto fusha vendi ynë mund të luajë një rol aktiv dhe kyç në rajon. Në takimin e Hoyer-it me Kryeministrin Kirill Petkov, u diskutuan mundësitë për një tranzicion të gjelbër dhe mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për Bullgarinë në këtë drejtim.
Në vitin 2021, Grupi BEI dha kredi, garanci dhe mori përsipër të përfshihet në projekte në Bullgari me vlerë 948 milionë euro.
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..