Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare (BNB) Dimitër Radev paralajmëroi se nga dinamika e proceseve politike në vendin tonë varet nëse Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë në janar të vitit 2024 apo ajo. Është i nevojshëm miratimi i 100 teksteve legjislative, përfshirë Ligjin për adoptimin e euros.
"Ne kemi një ndryshim serioz në këtë proces që nga dje. Prandaj është shumë e rëndësishme se si ai do të zhvillohet tani e tutje. Kjo mund të përshpejtojë ose vonojë futjen e euros në Bullgari," tha Dimitër Radev.
Për shkak të ngjarjeve politike të vitit të kaluar, procesi është shumë i ngadalshëm dhe tani duhet të ndodhë brenda 18 muajve, shtoi ai gjatë një takimi të përbashkët të komisioneve parlamentare për buxhetin dhe financat dhe çështjet evropiane, të cilat po diskutojnë një projektligj për miratimin e Planit Kombëtar për futjen e euros.Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe..