Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e makinave në Sofje tregon luksin dhe standardet e larta mjedisore

Foto: sofiamotorshow.bg

Pas një ndërprerje 2 vjeçare për shkak të Covid-19, Salloni i Automobilave në Sofje përsëri hapi dyer. Në të janë paraqitur mbi 200 eksponate të 32 markave automobilash. Ajo mund të shikohet deri më 12 qershor në katër sallonet për ekspozitë të Inter Ekspo Centër në kryeqytet. Aty në një vend vizitorët mund të shikojnë modele të dekoruara në ekspozita të tjera për automobila, 15 premiera të automobilave, 33 modele krejtësisht elektrike dhe 70 makina hibride. Adhuruesit e shpejtësive të larta do të kenë gjithashtu mundësinë të testojnë disa nga modelet e disponueshme në treg.

Ekspozuesit theksojnë se aroma e benzinës dhe e naftës tashmë po zhduket, sepse makinat moderne janë të ngarkuara me energji elektrike, duke u ofruar të njëjtën fuqi dhe luks pasagjerëve. Në ekspozitën ndërkombëtare nuk ka tendë pa model të elektrizuar, theksojnë organizatorët e Sallonit të Automovilave 2022. Për vizitorët e ekspozitës janë planifikuar shumë surpriza dhe çmime, të lidhura sërish me pasionin për makinat.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD