Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..