Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..