Të premten kodi më i lartë i kuq për shirat e rrezikshëm u shpall për rrethin e qytetit Smoljan. Për 14 zona paralajmërimi është portokalli. Nuk priten fenomene të rrezikshme vetëm në 8 qarqet lindore.
Nën ndikimin e një cikloni mesdhetar në vend do të mbajnë reshje shiu me shtrëngata dhe breshëri lokale. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore, në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina, reshjet do të jenë 50-60 mm, ndërsa në disa rajone në malet Rodopa dhe Sredna Gora deri në 80-100 mm. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25 gradë, në Sofje rreth 19.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperatura e ajrit dhe ujit të detit barazohen 21-23 gardë. Vala e detit do të jetë 2 ballë.
Në mal nuk do të jetë i përshtatshëm për turizëm. Do të ketë reshje shiu dhe do të ketë shtrëngata.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..