160 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 8 më pak se një ditë më parë. Mbi 58 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina. 4.2 për qind e 3818 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra me 918 në 70 298. Në spitale janë të shtruar 21 persona të infektuar. 11 nga të sapo shtruarit ose 57.14 për qind nuk janë të vaksinuar kudër koronavirusit. Pranimet në spital u ulën me 9 në 303. Në terapi intensive janë 29 persona të infektuar.
4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. Të gjithë të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 874 veta.
Të mërkurën u bënë 451 vaksina. 2 060 201 persona janë me imunizimi të përfunduar.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..