Është më mirë të kemi një qeveri të pakicës, sesa të na shtrëngojnë duart. Këtë e tha në një konferencë për mediat Kryeministri Kirill Petkov, pasi Sllavi Trifonov njoftoi se po i tërheq ministrat e “Ka një popull të tillë” dhe shpalli fundin e koalicionit.
"Ne nuk do të shpenzojmë asnjë levë në një mënyrë të pakontrolluar," theksoi Petkov. Ai shpjegoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u diskutua për përditësimin e buxhetit, Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, i cili është nga kuota e “Ka një popull të tillë”, kërkoi një rritje të paprecedentë të buxhetit të dikasterit të tij me 3.6 miliardë leva /1. 84 euro/ për t'u paguar për të njëjtat kompani që janë hetuar muajt e fundit nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.
Ndarja e mjeteve shtesë në kuadrin e kontratave ekzistuese për ndërtimin e autostradës “Hemus” ishte një vendim i përbashkët i qeverisë dhe jo i Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov. Këtë e deklaroi për bTV vetë Grozdan Karaxhov pas deklaratës së Kryeministrit.
Petkov tha se reformat dhe premtimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për luftimin e korrupsionit do të zbatohen. Për këtë qëllim Komisioni Kundër Korrupsionit do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu shpresën se "Ka një popull të tillë" do të kthehet në tryezën e bisedimeve, sepse është e rrezikshme që shteti të futet në një kaos tjetër. Ai pranoi se koalicioni duhet të rimendojë mënyrën se si funksionon,bëri të ditur reporterja e BNR, Dobrina Karambollova.
"Zgjedhjet tani nënkuptojnë më shumë kaos, thellim të krizave, pasiguri, mungesë të një Kuvendi Popullor i cili të jetë në gjendje të marrë vendime adekuate, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë," tha liderja e BSP-së Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë në kabinetin “Petkov” Kornelija Ninova, transmetoi BGNES.
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..