Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në raportin e saj vjetor rekomandon që Bullgaria të rimbursojë më shumë se 30 milion euro nga programe evropiane. Më shumë se 23 milionë euro nga kjo shumë shkuan për ndërtimin e 377 bujtinave. Megjithatë, në vend që t’u jepen me qira turistëve, ato përdoren për nevoja personale. Një rast tjetër ka të bëjë me kultivimin e vreshtave - përfituesi i fondeve të BE-së ka rritur çmimet për punën e kryer, ka nënkontraktuar për paga më të ulëta dhe disa punëtorë nuk kanë marrë kontrata pune. Abuzime janë evidentuar edhe në reklamimin e verës, pijeve alkoolike dhe produkteve të qumështit, si dhe në pyllëzimin e tokave të papërshtatshme për këtë aktivitet. Nga gjithsej 85 raste të dorëzuara nga OLAF në Prokurorinë Evropiane, 13 kanë të bëjnë me Bullgarinë.
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin..