Raketa e parë bullgare në tenisin për femra, Viktoria Tomova, ka nisur me sukses pjesëmarrjen në turneun WTA 125 në qytetin spanjoll të Valencias. Ajo fitoi ndaj ish-numrit 5 në renditjen botërore Sara Erani nga Italia me 6:4, 6:3. Ndeshja zgjati një orë e 43 minuta. Kështu, bullgarja mori 15 pikë për renditjen botërore, ku është nën nr. 131, si dhe 2 mijë dollarë nga fondi i çmimeve.
Në fazën e 16-të ajo pret fituesin e ndeshjes mes Varvara Grachova (Rusi), e cila është vendosur nën nr.2 dhe Renata Sarasua (Meksikë).Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..