Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Serbi duan të jenë një urë lidhëse drejt Bullgarisë dhe BE-së

Ilijana Jotova
Foto: stop kuadër

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi konferencën “Zërat bullgarë për Evropën” në Bosilegrad të Serbisë. Forumi organizohet nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), me mbështetjen e Parlamentit Evropian. Jotova theksoi se bizneset bullgare dhe serbe duhet të investojnë në Bosilegrad, sepse në këtë mënyrë të rinjtë mund të gjejnë perspektivë dhe të qëndrojnë në vendet e tyre të lindjes.

“Evropa është para së gjithash të drejtat e njeriut. Aty ku mungojnë, Evropa nuk ekziston dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjitha vendet - si ata që janë tashmë anëtarë të BE-së ashtu edhe ata që kanë nisur për në atje”, tha Nënpresidentja.

“Fatkeqësisht, kohët e fundit shihen procese që tregojnë një tërheqje nga vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor”, tha në forum Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Nish Dimitër Canev.

“Duke folur për Evropën, e kemi parasysh vendin ku shkojnë fëmijët tanë për të kërkuar të ardhmen e tyre. BE-ja duhet të jetë kudo ku jetojnë njerëzit, t’u japë atyre mundësinë të punojnë, të investojnë, të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ndjehen të lirë në një botë demokratike. Rruga drejt BE-së është rruga të cilën duhet ta ndjek Serbia”, tha në diskutim Nevenka Kostadinova, deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Progresive Serbe në pushtet.

“Si pakicë ne duam të jemi një urë që lidh, jo një urë nëpër të cilën kalohet”, shtoi Kostadinova.

Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për mbështetje aktive shtetërore për komunitetet historike bullgare jashtë vendit dhe mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Ai dha si shembull Hungarinë, ku me “të gjitha kritikat” ndaj Victor Orbanit, që nga viti 2016 ai ka investuar 350 milionë euro në komunitetet hungareze jashtë vendit. Kovaçev kërkoi ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare dhe procedura të shpejta, të lehta dhe transparente për marrjen e shtetësisë bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD