Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se nuk i dha një korridor ajror Sergej Llavrov

Sergej Llavrov
Foto: EPA/BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se nuk dha leje për kalimin në hapësirën ajrore bullgare të avionit me të cilin Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov do të arrinte në Serbi. Kjo u bë me një notë të datës 1 qershor 2022. Vendimi është në përputhje me regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, sqaroi Ministria e Jashtme. Në pozitën e ministrisë theksohet se që nga 25 shkurti nën № 670 Sergej Viktoroviç Llavrov është përfshirë në listën e personave fizikë dhe juridikë që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së.

Dështimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov në Serbi për shkak të refuzimit të Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi për të hapur hapësirën ajrore për avionin e tij, shkaktoi reagime të ashpra në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov i quajti veprimet e tri vendeve “armiqësore”, por shtoi se ato nuk mund ta pengojnë Rusinë të vazhdojë kontaktet me vendet mike. Zëvendëskryetari i Këshillit të Federatës Konstantin Kosaçov shprehu besimin se “aksioni antirus nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen e Uashingtonit”.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i “Roscosmos”, Dmitrij Rogozin u shpreh mbi këtë temë, duke thënë se raketat strategjike të Rusisë “Sarmat” nuk do të kërkojnë leje për të fluturuar nga “bullgarët frikacakë, rumunët e vrazhdët dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët, si dhe nga suedezët”, njoftoi korrespondenti i Radio Kombëtare Bullgare në Moskë Angell Grigorov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët anembanë vendit nxirrnin kryqin e Epifanisë nga ujërat e ftohta

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..

botuar më 25-01-06 6.04.MD
Presidenti Radev

Presidenti u dha partive një afat deri më 13 janar për të rënë dakord për një kabinet

Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..

botuar më 25-01-06 1.26.MD

Po kërkohet fjala që përshkruan 2024-ën për bullgarët

Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..

botuar më 25-01-06 11.49.PD